Haradinaj regjistrohet në Kuvendin e Kosovës

E publikuar: 10/12/2019 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë njëherit kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj është paraqitur në Kuvendin e Kosovës, për të përfunduar regjistrimin për legjistraturën e VII.

“Kosova ka treguar demokraci të lartë në procesin e ri zgjedhor dhe uroj që kjo legjislaturë të arrijë të adresoj çështjet tejet të rëndësishme për popullin e Kosovës”, shkruan ai në Facebook.

Haradinaj kohë më parë pati paralajmëruar se do të dorëzojë mandatin e deputetit.