Haradinaj reagon pas vrasjes se 14 vjeçarit: Veprim jonjerëzor dhe i pafalshëm

E publikuar: 24/05/2018 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen tragjike të 14 vjeçarit nga Kamenica.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kryerësin e këtij akti si dhe për parandalimin e dhunës në familje.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

“Vdekja tragjike e 14 vjeçarit nga Kamenica është lajm i trisht, veprim jonjerëzor dhe i pafalshëm.

Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kryesin e këtij akti dhe për të parandaluar dhunën në familje.

Familja është shtylla e një shoqërie dhe vlerat e saj duhet mbrojtur nga çdo cënim!”