Haradinaj: Qytetarët e Obiliqit së shpejti do t’i gëzojnë përfitimet që sjell ligji për këtë qytet

E publikuar: 12/02/2019 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i ekzekutivit deklaroi se do të punojnë me një dinamikë të përshpejtuar të implementimit të plotë të Ligjit për Obiliqin.

“Për një dinamikë të përshpejtuar të implementimit të plotë të Ligjit për Obiliqin bashkëbiseduam sot me kryetarin Xhafer Gashi. Qytetarët e Obiliqit së shpejti do t’i gëzojnë përfitimet që sjell ky ligj, i cili do të ndikojë në përmirësimin e gjithëmbarshëm të mirëqenies dhe ngritjen e parametrave të ri buxhetor për këtë komunë”, ka shkruar Haradinaj.