Haradinaj: Qeverisë Mustafa e Thaçi, nuk po ia sheh ‘hajrin’ as Drenica!

E publikuar: 30/09/2015 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për punën e Qeverisë. Ai ka vazhduar me kritika të ashpra për qeverisjen Mustafa- Thaçi.

Haradinaj ka vlerësuar se kjo qeveri nuk po bënë asgjë për qytetarët e Kosovës.

“Qeverisë nuk po ia sheh hajrin as Drenica, e as kërkush tjetër”, ka thënë Haradinaj, në emisonin “Rrokum Roll”, transmeton gazetablic.com

Përveç kësaj, Haradinaj e ka përgënjeshtruar edhe qendrimin e Kryeministrit Mustafa, i cili ka deklaruar se qytetarët nuk janë të informuar me peticionin e opozitës, duke pohuar se qytetarët janë në dijeni, për gjendjen në vend. (Gazeta Blic)