Haradinaj: Që 10 vite pritet para ambasadave, mirë që po gjejnë punë diku

E publikuar: 11/04/2019 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për ikjen e qytetarëve nga vendi, duke shtuar se krejt kjo dukuri është shqetësuese por se pritja para ambasadave është një realitet në Kosovë tash e 10 vite, raporton Gazeta Express.

Teksa fillimisht ka folur për seancën e Kuvendit ku u diskutua për këtë temë, ai ka komentuar edhe rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Është mirë që diskutohet për këtë temë, nuk e di çka kanë propozu si rezolutë por çdo vendim që del për qeverinë do ta zbatojmë atë që e parashah paralementi. E mirëpres dhe e vlerësoj mbajtjen e seancës se nuk mujta me ju bashku por megjithatë them që çdo rekomandim që del e shqyrojmë”, thotë i pari i Qeverisë.

Tutje, haradinaj po thotë se për ata që nuk kanë një vend të punës në Kosovë, vendet si Gjermania janë zgjidhje e mirë për ta.

“Për ata që skanë një vend të punës e gjejnë një vend të punës në Gjermani e Austri kjo është një zgjidhje për ata që janë të pa punë. Po detyra jonë është me qel vende të reja të punës në Kosovë, është shqetësuese fatkeqisht nuk është veç e sodit, është e pamundur papunësia e akumuluar me u zgjidh me një urgjencë, masa ma e mirë është instistimi në zbatim të politikave që janë marrë me lehtësu”, shton ai, raportonExpress.

I pari i Qeverisë po shprehet se të gjithë ata që shkojnë me viza të punës në vende të Evropës do të kthehen e se para ambasadave ka 10 vite që pritet.

“Ideja e lëvizjës shumica që shkojnë lëvizje të lirë ata edhe kthehen prap se prap mendoj se këto trende është mirë t’i shohim çfarë janë se edhe këto flasin diçka këto para ambasadave janë kështu që 10 vjet. Që dhjetë vjet është kjo gjendje para ambasadave”, shton ai.

Haradinaj ndërkaq thotë se është mirë që ata që nuk kanë vend të punës në Kosovë të gjejnë një pune diku tjetër, për të ndihmuar kështu edhe familjet e tyre.

“Edhe ato turistike e kanë pas qat qëllim, e thash edhe njëherë ai që e gjen një vend të punës në Gjermani gëzohet se nuk e kemi një vend të punës, shyqyr ata që nuk kanë punë bile pe gjejnë një vend dikun, keq që sështë Kosovë se kur shkon prej ktuhit ai përnime fiton atje”, shton ai.

“Normal që na shqetëson kjo dukuri”, përfundon Haradinaj.