Haradinaj priti në takim lamtumirës Shefin e EULEX-it, Bernd Thran

E publikuar: 29/10/2019 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim U.D. Shefin e EULEX-it, Bernd Thran, me të cilin ka biseduar rreth fuqizimit të sundimit të ligjit në vend dhe procese të tjera të rëndësishme.
Gjatë takimit, kryeministri në detyrë Haradinaj, e ka njoftuar U.D. Shefin e EULEX-it, Bernd Thran, për zhvillimet e gjithanshme politike, ekonomike dhe ato të sigurisë në vend, ndërkaq kanë biseduar edhe procesin zgjedhor i cili siç tha kryeministri në detyrë Haradinaj, ka qenë një proces fer dhe demokratik përmes së cilës është treguar një pjekuri e lartë politike.
Kryeministri në detyrë Haradinaj me këtë rast ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim dhe forcim të rendit dhe ligjit në Kosovë duke vlerësuar rolin e EULEX-it përgjatë këtyre viteve në vend dhe se sipas tij duke e ndihmuar sistemin tonë të drejtësisë, është ndihmuar gjithë shoqëria.
Nga ana e tij, Bernd Thran, falënderoi kryeministrin në detyrë Haradinaj për pritjen dhe për bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë e Kosovës./Infosot/