Haradinaj: Prishtina dhe Tirana me një platformë për bisedimet me Serbinë

E publikuar: 26/05/2017 23:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar një platformë mbarë shqiptare për bisedimet me Serbinë.
“Qasja jonë ndaj Serbisë do të jetë nacionale e jo e një grupi të njerëzve”, th Haradinaj në emisionin ‘Argumet Plus’ në televizionin 21.

Për mu është prioritet marrëdhëniet ndër shqiptare, Serbia është një fqinj armik. Unë duhet me pa çka muj me bërë ma shumë me Shqipërinë, me shqiptarët e Maqedonisë, me shqiptarët e Malit të Zi, me Preshevën. Kryesisht do të fokusohem në një platformë nacionale ndërshqiptare, për temat e interesit të shqiptarëve në Ballkan”, tha Haradinaj.

Koalicioni i madh mes PDK’së, AAK’së dhe Nismës është arritur pak minuta para se të përfundojë afati zyrtar i KQZ’së për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore.

Përveç koalicionit me AAK’në dhe Nismën, PDK’ja ka arritur marrëveshje edhe me shtatë parti të tjera të vogla.

Zgjedhjet do të mbahen me 11 qershor.