Haradinaj pret në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së

E publikuar: 03/12/2019 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së dhe bashkëpunëtorë të tij.

Siç bën të ditur Haradinaj në Facebook në takim është diskutuar për situatën e përgjithshme në këtë shoqatë, angazhimin e Qeverisë së Kosovës në përmbushjen e obligimeve institucionale dhe nevojave të tyre.

“Si Qeveri kemi qenë të kujdesshëm në adresimin e të gjitha nevojave dhe kërkesave të kësaj shoqate dhe kategorive të tjera të lirisë dhe përkushtimi ynë do të vazhdoj, në çdo angazhim institucional që do ta kemi”.