Haradinaj pranon urim për festat e fundvitit nga kryeministrja britanike, Theresa May

E publikuar: 10/01/2019 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas urimit nga presidenti Donald Trump, kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar urim për festat e fundvitit edhe nga kryeministrja e Britanisë, Theresa May.

Këtë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjeti social facebook.

“Mëngjesin e sotëm, pata kënaqësinë të pranoj urim për festat e fundvitit nga Kryeministrja Britanike, Theresa May. Tani kur po hyjmë në dekadën e dytë të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale me Britaninë e Madhe, më shumë se kurrë ekziston vullneti i ndërsjellë për fuqizimin e miqësisë dhe intensifikimin e partneritetit ndërmjet popujve dhe shteteve tona”, ka shkruar Haradinaj.

Ai gjithashtu urim ka pranuar edhe nga kryeministri hungarez, anëtarë të Komisionit Evropian, dhe ambasadori japonez në Austri.

“Po ashtu, falënderoj homologun tim hungarez Viktor Orban, anëtaren e Komisionit Evropian Violeta Bulc dhe ambasadorin japonez në Austri Kiyoshi Koinuma, për urimet e përzemërta”, ka shkruar Haradinaj.