Haradinaj: Po vërtetohet se kam ardhë në pushtet për t’i kryer punët e lëna me vjet të tëra

26.03.2019 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj: Po vërtetohet se kam ardhë në pushtet për t’i kryer punët e lëna me vjet të tëra

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur për vendimin e sotëm që është marrë në mbledhjen e Qeverisë për inicimin e procedurave për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Ai nuk ka dashur të komentojë se çfarë mendon opozita lidhur me këtë çështje.

“U pa kush se çfarë mendon, nuk besoj që kam arsye të flasë. Çfarë mendon Qeveria e tha sot –  ne e kemi votuar Ligjin që të ndalen lojërat e fatit në Kosovë”.

“Lotaria e Kosovës mbetet sepse është publike dhe është ndryshe. Krejt lojërat e tjera të fatit do të ndalen”.

Madje Haradinaj ka thënë se ashtu si ka thënë, ai ka ardhë në pushtet për të përfunduar disa punë të papërfunduara që një kohë të gjatë.

“Opozita, pjesa që kanë qenë në pushtet, nuk e di pse nuk e kanë kryer këtë punë më herët. Kur kam thënë që po vi t’i kryejë disa punë që kanë mbetur me vjet të tëra – e shihni, po vërtetohet”.

Shefi i Qeverisë ka komentuar edhe pasojat që mund t’i ketë shfuqizimi i Ligjit për Lojërat e Fatit në rritjen e papunësisë dhe koston buxhetore, njofton Klan Kosova.

“Mund të them se çdo ligj e ka koston e vet – sa herë që votojmë një ligj e ka edhe një kosto financiare”.

“Ligji i sotëm i ka kostot e veta, koston financiare që mungon në buxhet, por edhe kalkulimet se çfarë ndodhë me ato para të cilat nëse nuk përfundojnë në këto lojëra ku shkojnë”.

“Këto para, në një mënyrë ose tjetër, qarkullojnë në ekonominë e vendit dhe buxheti prapë se prapë i ka të hyrat e veta”.

“Sa i përket vendeve të punës, jemi të gatshëm të interesohemi se si t’i trajtojmë të gjithë ata të rinj dhe të reja që kanë punuar në këtë veprimtari, por megjithatë vendet janë të kufizuara”.

Haradinaj ka thënë se një vendim i tillë mund të ketë pasoja, por do të jenë më të vogla se sa të mirat që sjellë.

“Është një llogari e bërë – pasojat e tjera të këqija kanë qenë më të mëdha se sa të mirat që po i përmendim. Ne e kemi përfunduar pjesën tonë, tani Parlamenti e ka pjesën e vet”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shtohen protestat për drejtësi në prag të zgjedhjeve

Shtohen protestat për drejtësi në prag të zgjedhjeve

IKSHPK-ja konfirmon: Në Kosovë, asnjë i prekur nga koronavirusi

IKSHPK-ja konfirmon: Në Kosovë, asnjë i prekur nga koronavirusi

Ministrja Bajrami takon Nataliya Apostolovën, flasin për përmirësimin në fushën e arsimit

Ministrja Bajrami takon Nataliya Apostolovën, flasin për përmirësimin në fushën e arsimit

Abazi: Nuk vihet në pikëpyetje partneriteti ynë me NATO-n

Abazi: Nuk vihet në pikëpyetje partneriteti ynë me NATO-n

Osmani: Do ta forcojmë procesin zgjedhor në Kosovë

Osmani: Do ta forcojmë procesin zgjedhor në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Hoxhaj: Asnjë Qeveri nuk është zgjedhur të kundërshtojë partneritetin e Kosovës me NATO-n

Hoxhaj: Asnjë Qeveri nuk është zgjedhur të kundërshtojë partneritetin e Kosovës me NATO-n

Më shumë të prekur jashtë Kinës se sa brenda saj nga coronavirusi – BE thotë se nuk ka asnjë arsye për panik

Më shumë të prekur jashtë Kinës se sa brenda saj nga coronavirusi – BE thotë se nuk ka asnjë arsye për panik

Haradinaj i reagon Kurtit: FSK ka mandat të plotë, në tërë territorin e Kosovës

Haradinaj i reagon Kurtit: FSK ka mandat të plotë, në tërë territorin e Kosovës

Kushtetuesja vazhdon pezullimin e ligjit për paga

Kushtetuesja vazhdon pezullimin e ligjit për paga

Arrestohet edhe një person në Pejë për grabitje

Arrestohet edhe një person në Pejë për grabitje

Nagavci, Musliu e Selmanaj në Uashington, takojnë kongresistët amerikanë Price dhe Garol

Nagavci, Musliu e Selmanaj në Uashington, takojnë kongresistët amerikanë Price dhe Garol

“Marrëveshja sekrete”/ Thaçi injoron totalisht Kurtin: Kosova e bekuar me SHBA-të

“Marrëveshja sekrete”/ Thaçi injoron totalisht Kurtin: Kosova e bekuar me SHBA-të

Shpresë për botën/ Shërohet një grua nga koronavirusi, e para e infektuar në Itali

Shpresë për botën/ Shërohet një grua nga koronavirusi, e para e infektuar në Itali

Veseli: Shqetësues qëndrimi i Albin Kurtit kundër NATO-s

Veseli: Shqetësues qëndrimi i Albin Kurtit kundër NATO-s

Abdixhiku pret përfaqësuesit e Bankës Botërore: Do t’i kushtojmë rëndësi mbrojtjes së ambientit

Abdixhiku pret përfaqësuesit e Bankës Botërore: Do t’i kushtojmë rëndësi mbrojtjes së ambientit