Haradinaj pezullon rritjen e pagave, vendimin e AKK-së e vlerëson të ndikuar politikisht

E publikuar: 31/01/2018 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se e vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit e vlerëson të paqëndrueshëm dhe të ndikuar politikisht.

Për këtë vendim Haradinaj ka thënë se kanë dorëzuar përgjigje të qartë.

Haradinaj ka njoftuar se e ka pezulluar vendimin deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimin e AKK-së, lidhur me nivelizimin e pagave, e vlerësoj të paqëndrueshem dhe të ndikuar politikisht. Për këtë vendim kemi dorëzuar përgjigje të qartë dhe kjo është e njohur për opinionin. Megjithatë, pas kërkesës së 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së vendimit për nivelizim të pagave, të marrë më 20 dhjetor nga Qeveria e Kosovës, kam vendosur që përkohësisht, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ta kërkoj pezullimin e këtij vendimi. Shqetësimi im dhe i Qeverisë është se ky pezullim godet më së shumti gjyqtarët dhe prokurorët, duke qenë se pagat e tyre janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me vendimin për nivelizimin e pagave. Pa marrë parasysh epilogun e kësaj çështjeje, ne do të përpiqemi që të gjejmë mënyrën për të siguruar përkrahjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët në vend”, ka shkruar Haradinaj në facebook.