Haradinaj: Peticioni për largimin e Delawisë i pavlerë, kundër Kosovës!

E publikuar: 20/02/2016 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i AAK’s, Ramush Haradinaj ka thanë se i ashtuquejtuni peticion kundër Ambasadorit të SHBA’s në Kosovë asht i pavlerë dhe jokredibil.

Ai ka thanë se inicimi i nji peticioni të tillë nuk asht vetëm kundër Amerikës por asht edhe kundër Kosovës.

“Për mue personalisht dhe AAK’n, i ashtuquejtuni peticion për largimin e Ambasadorit Amerikan nga Kosova asht jokredibil dhe i pavlerë. Aq ma i pakuptimtë bahët ky peticion kur adresën e ka të dyshimtë.

Veprimet e tilla nuk janë të orientueme vetëm kundër Ambasadorit Amerikan dhe SHBA’ve por edhe kundër vetë Kosovës dhe shqiptarëve”, shkruen Haradinaj në reagim.