Haradinaj: Përgjegjësit e vrasjes në Gjakovë duhet të marrin përgjigjen e duhur nga drejtësia

E publikuar: 08/08/2018 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka dënuar vrasjen e një gruaje dhe vajzës së saj në Gjakovë, duke thënë se përgjegjësit duhet të marrin përgjigjen e merituar nga drejtësia.

Një burrë dje ka vrarë në Brekoc të Gjakovës bashkëshorten dhe bijën e tij, transmeton Koha.net.

“Privimi i jetës së dikujt është veprimi më jo njerëzor dhe më i papranueshëm. Si Kryeministër i vendit, e dënoj fuqishëm vrasjen e nënës dhe vajzës së saj në Brekoc të Gjakovës. Përgjegjësit e këtij akti duhet të marrin përgjigjen e duhur nga drejtësia. Kosova është një vend i barabartë për të gjithë dhe veprime të tilla na godasin të gjithëve, pa dallim gjinie”, ka shkruar Haradinaj.