Haradinaj përballet me zjarrfikësit protestues, njëri e quan “hajn”

E publikuar: 12/07/2018 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka kaluar mirë me zjarrfikësit, që po protestojnë para Qeverisë së Kosovës tash e disa orë.
Në shenjë zemërimi, njëri nga protestuesit nuk ka kursyer fjalorin, duke e quajtur Kryeministrin e Kosovës hajn.

Haradinaj tha se nuk i ka vjedhur askujt asgjë dhe me ton kërcënues i ka kërkuar të ketë kujdes, raporton Ekonomia Online.