Haradinaj për vendimin e qeverisë: Kosova nuk është shtet i diktaturës

E publikuar: 23/03/2020 23:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook i ka reaguar ashpër qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë lidhur me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Sipas tij, ky vendim është shkelje e rëndë e frymës së Kushtetutës.
Haradinaj madje ka shtuar se çdo tendencë si kjo e sotshmja e qeverisë është veprim për diktaturë.

“Vendimi i Qeverisë për të ndaluar lirinë e lëvizjes njëanshmërisht është shkelje e rëndë e frymës së Kushtetutës dhe sistemit të balancimit dhe kontrollit! Edhe në kohë krizash gjëja më e çmueshme e shtetit është demokracia dhe Kushtetuta. Çdo tendencë si kjo e sotshmja që krizat të shfrytëzohen për vendime të njëanshme për të vendosur kontroll, është veprim për diktaturë. Kosova nuk është shtet i diktaturës por i frymës së demokracisë”, ka shkruar Haradinaj.