Haradinaj: Për ta rimëkëmbur vendin duhet një qeveri me mandat të plotë

E publikuar: 18/05/2020 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri me mandat të plotë për ta rimëkëmbur ekonominë pas tejkalimit të COVID-19.

Ai këtë deklaratë e ka bërë në Ferizaj, pas vizitës që i ka bërë  Degën së AAK në këtë komunë në 20-vjetorin e themelimit të saj. Haradinaj ka thënë se qeveria e shkarkuar e ka të pamundur ta bëjë rimëkëmbjen e ekonomisë sepse nuk ka kompetenca.

“Marrja e përgjegjësive është e rëndësishme. Qeveria e shkarkuar e ka të pamundur të bëjë rimëkëmbjen. Është e nevojshme një qeveri me mandat të plotë që ta fillojë rimëkëmbjen menjëherë”, ka thënë Haradinaj.