Haradinaj për raportin e “Reporterët pa Kufij”: Inkurajuese renditja e Kosovës sa i përket lirisë së shtypit

E publikuar: 18/04/2019 18:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se raporti më i ri i organizatës “Reporterët pa Kufij” është inkurajues.

“Inkurajues dhe për t’u përshëndetur raporti më i ri i organizatës “Reporterët pa Kufij” që ka renditur Kosovën në vendin e 75-të nga 180 vende në botë sa i përket lirisë së shtypit për vitin 2019”.

“Mediat e lira janë shtyllë e një shoqërie demokratike dhe në këtë drejtim Kosova është duke treguar përmirësime”.

“Një peizazh i medias solide dhe pluraliste nënkupton që demokracia jonë po forcohet dhe pjekur në një drejtim të mirë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.