Haradinaj për procesin e vizave: Po rritet presioni në një proces të rëndë

E publikuar: 13/07/2018 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhje së Qeverisë ka komentuar edhe për Projektrezolutën e iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë deri në liberalizimin e vizave.
Haradinaj tha se është i informuar për këtë iniciativë dhe e respekton vendimin e tyre.Sipas tij, Kosova është për dialog, por shqetësimi për liberalizim të vizave po rritet dhe presioni po ashtu.

“Të gjithë po e ndjejmë presionin. S’besoj që do të arrijmë deri aty pasi që pritet që më 17 apo 18 korrik ta kemi dhe vlerësimin e BE-së, i cili do të jetë pozitiv”, tha Haradinaj.Por ai tha se edhe nëse do të ketë raport pozitiv nga BE-ja, nuk kryhet puna e liberalizimit, pasi që është edhe Parlamenti Evropian, janë edhe qeveritë e shteteve veç e veç.“Është një proces i rëndë. Të jemi të kujdesshëm deri në cak. S’besoj që këtu humb dikush. S’është meritë e kësaj qeverie, por e një procesi të gjatë. Do ta kemi një vendim pozitiv, por nuk është kryer puna aty”, tha Haradinaj.Kryeministri u pyet edhe për takimin me krerët e Listës Serbe për të cilët tha se shqetësimet e tyre janë sa i përket sigurisë, ndërsa shtoi se Qeveria nuk e ka problem mungesën e tyre pasi që, siç tha Haradinaj, “proceset ecin, ata po humbin për vete”.Kryeministri ka folur edhe për largimin e pjesëtarëve serbë nga FSK-ja dhe tha se nuk do të lejojnë që askush t’i kërcënojë pjesëtarët e FSK-së.