Haradinaj për pagën minimale: S’mund të fajësohem për vitet që s’kam qenë në qeverisje

E publikuar: 17/04/2019 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur përsëri në interpelancën e Kuvendit për pagat minimale në Kosovë.
Ai aty ka thënë se problemi me pagën minimale në Kosovë daton që nga viti 2011, dhe se sot Kuvendi e ka mundësinë që të marrë vendime me peshë, raporton lajmi.net.

“Nga viti 2011 kjo temë nuk është shpreh. Sot Kuvendi e ka mundësinë që të insistojë në marrjen e një vendimi. Pagat në sektorin publik janë rrit në vazhdimësi. Merrne kqyrne se si ka qenë paga në sektorin publik. Unë muj me kanë fajtor për shumë sene, por nuk jam fajtor prej 2011-tës deri në 2017-tën”, tha Haradinaj.

Haradinaj po ashtu tha se Parlamenti ka përgjegjësi të madhe në këtë aspekt dhe se në çdo rast duhet të mirret për bazë koeficenti bazë.

Ai po ashtu tha se me rritjen e çmimeve, do të shtrohet nevoja edhe e rritjes së pagave çdo vit.

“Hera e parë që pasi e kemi stabilizuar sektorin publik e që po mund t’i kthehemi sektorit privat. Unë kam provuar me i marrë kontributet e juaja. Para një kohe parlamenti më ka obligu me i mbyll lojërat e fatit, pra parlamenti ka përgjegjësi në këtë aspekt”, tha ai.

Pas përfundimit të debatit, pritet të votohet një rezolutë në Kuvendin e Kosovës.