Haradinaj për ngushëllime tek familja Ajeti

E publikuar: 14/02/2019 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime tek familja e akademik Idriz Ajetit  i cili ndërroi jetë dje.

“Me bashkëpunëtorë për ngushëllim në familjen e akademikut të ndjerë Idriz Ajeti”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Veprimtaria e gjerë shkencore dhe virtytet e larta njerëzore të dijetarit të shquar do të kujtohen e nderohen përherë dhe do të jenë udhërrëfyes për brezat e ardhshëm. U prehtë në paqe”.