Haradinaj për ngushëllime në familjen e policit të vrarë: Ta ruajmë njëri-tjetrin

E publikuar: 28/12/2018 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot për ngushllimë në fshatin Vrellë të Istogut, në familjen e policit që u vra dje, Izet Demaj.

“Kjo ngjarje duhet me na tregu që duhet me e rujt njëni tjetrin. Policët janë në detyra të rrezikshme”, ka thënë Haradinaj pas vizitës tek familja.

Sipas tij Policët duhet ë kenë sigurime shëndetësore.

“Jemi duke biseduar me ministrinë e financave”, është shprehur kryeministri.

E ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, i cili ishte për ngushëllime tek familja  Demaj, ka thënë se e ka përjetuar rëndë lajmin për vdekjen e policit.