Haradinaj për grabitjet: Institucionet të japin provimin duke kapur kriminelët

E publikuar: 19/12/2020 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas rasteve të fundit të grabitjeve të armatosura në vend, duke thënë se duhet të jenë alarm për institucionet e sigurisë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se askush nuk mundet ta rrezikojë situatën e sigurisë në vend.

“I bëj apel të gjitha institucioneve të sigurisë që si çdoherë të jenë në krye të detyrës e të japin provimin duke ndjekur dhe kapur këta kriminelë, por edhe të punojnë më shumë në parandalimin e kësaj dukurie. Për festat e fundvitit bashkë me familjarët dhe bashkatdhetarët tanë që vijnë në Kosovë, duhet të jemi të qetë”, ka shkruar ai.