Haradinaj për demarkacionin: Nuk do të bëjmë kompromis për asgjë në dëm të interesit nacional

E publikuar: 22/11/2017 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një vizite në Akademinë Kosovare për Lidership në Mitrovicë, ka folur për çështjen e Demarkacionit.

Haradinaj tha se lëvizja e qytetarëve është e sigurt dhe do të ndodh shumë shpejt pa kaluar në rrugë të dhimbshme, raporton Ekonomia Online.

“Pra, të gjitha veprimet që kemi ndërmarrë deri sot e kanë parasysh këtë, por jo në kompromis ose në dëm të temave të interesit nacional. Lëvizja e lirë e qytetarëve është e sigurt dhe do të ndodh shumë shpejt. Kjo çështje nuk do të kaloj në rrugë të dhimbshme”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për sondazhin e bërë nga UNDP, në të cilin u tha se 42 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e kryeministrit.

Kryeministri falënderoj qytetarët për besimin e dhënë, duke thënë se puna është ajo që e sjell suksesin.

Gjithë këto komente, Haradinaj i bëri gjatë vizitës në Akademinë Kosovare për Lidership në Mitrovicë.