Haradinaj: Pasaportën e Shqipërisë e kam marr veç për nder, s’do ta përdori për udhëtime

E publikuar: 12/01/2018 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë sot se pasaportën e Shqipërisë të cilën e ka marrë dje në Tiranë nuk do ta përdor për udhëtime.

“Është më shumë si nder”, ka thënë shefi i qeverisë kosovare.

Ai ka thënë se do të punoj për liberalizimin e vizave për kosovarët, raporton lajmi.net.

“I kuptoj shqetësimet që janë dhënë”, ka thënë ai pas mbledhjes së qeverisë, duke shtuar edhe një herë se pasaportën e Shqipërisë e ka marr veç për nder, por nuk do ta përdor për udhëtim. /Lajmi.net/