Haradinaj paralajmëron Thaçin për shkarkim nëse shkel Kushtetutën në dialog

E publikuar: 06/07/2018 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për raportin e dialogut me Serbinë që sot u është dërguar deputetëve.
Ai ka thënë se ky raport paraqet gjendjen reale, ndërsa ka thënë se Kosova prioritet e ka zbatimin e marrëveshjes së energjisë, raporton lajmi.net.

Haradinaj ka përsëritur se në dialogun me Serbinë nuk ka ndarje territoriale. Sipas tij, duhet të ketë unitet për dialogun.

Sa i përket vijave të kuqe, ai ka thënë se kush do që e shkel kushtetutën do të shkarkohet.

“Ne kemi Kushtetutën dhe kush do që del nga kjo është shkelje e kontratës së deklaratës së pavarësisë”, ka thënë Haradinaj.