Haradinaj: Pagat do të rriten minimum 10% çdo vit!

E publikuar: 22/08/2019 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj veçse ka filluar fushatën e tij “100 për qind shtet”. Premtimi i radhës i tij ka të bëjë me pagat.Haradinaj thotë se do të rriten pagat minimum 10 për qind për çdo vit.

Ai ka përmendur zhvillimet që, sipas tij, i ka kryer gjatë dy vjetëve qeverisje. Në Viti thotë se ka pasur investime kapitale 6 milionë euro.Shkrimi i plotë i Haradinajt:Pagat do të rriten minimum 10% çdo vit!Vizioni i Aleancës u dëshmua parimor dhe koncepti i saj 100% shtet, nga logjika e përshtatjes, e ka kthyer Kosovën në logjiken e vendimmarrjes sovrane. Krahas përmbylljes së temave madhore të interesit nacional, kemi rritë buxhetin për investimet kapitale në çdo komunë. Vetëm për Vitinë totali i investimeve në projekte kapitale gjatë këtyre dy viteve kapë shumën e 6 milionë eurove. Përcaktimi i qytetarëve për konceptin 100% shtet, siguron që tërë energjia dhe koha jonë të kthehet në zhvillim ekonomik, duke e fuqizuar Kosovën në tërësinë e saj. Së bashku me strukturat e AAK-së në Viti, të vendosur për fitore!