Haradinaj: Ofendon përsëri ambasadorin Delawie

E publikuar: 16/08/2018 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nasim Haradinaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës, ka shprehur dyshimet e tij në lidhje me kërcënimet që çuan prokurorin special Elez Blakaj drejt dorëheqjes.

“Nuk dua te prejudikoj dhe më vjen keq nëse i ka ndodhur ajo prokurorit Blakaj, mirëpo nuk besoj se Blakaj është frikësuar”.

“Nuk e besoj që ai ka qenë naiv. Kur e ka pranuar lëndën ka pas njohuri se çka po merr në dorë. Unë uroj që rasti Blakajt që mos jetë rast që kjo çështje të përfundojë, e të mos këtë guximin askush që të marrë rastin”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Ndërsa duke folur për deklaratën e djeshme të ambasadorit amerikan, Greg Delawie se dorëheqja e Blakajt është e dhimbshme, Haradinaj e ka quajtur atë ‘palaço’.

“Pse nuk e mbrojti pra ai ambasadori (Delawie) palaço prokurorin Elez Blakaj. Ai i dinë krejt, është dashtë me e mbrojt edhe atë sikur po bëjnë në tërë botën”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, e kishte quajtur Delawin  palaço edhe kohë më parë, ku ambasadori kishte folur për listën e veteranëve të UCK.

“Delawie më së pari është treguar një palaço, kur i ka thyer të gjitha rregullat dhe të  gjitha përgjegjësitë e tij si diplomat që i ka. Delawie nëse ka prova për komandantët që kanë bërë krime, le të urdhëron si dëshmitar. Nuk është Dealawie i plotfuqishëm që të flas çfarë të do ai. Delawie më së pari nuk e përcakton dhe nuk mund të sillet në Parlamentin e Kosovës, sikur janë sjellë ushtarët e tij në kampin e Guantenamos” pati thënë Haradinaj.