Haradinaj: Nuk do të bëj fushatë me fëmijët, do të bëj fushatë për të ardhmen e tyre

E publikuar: 01/06/2017 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka uruar fëmijët me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë e ka ardhur koha që fëmijëve tu jepet buzëqeshja dhe lumturia që meritojnë, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Të nderuar Qytetarë të Republikës!

Prindër të dashur!

Ka ardhë koha që fëmijëve tanë t’ua japim buzëqeshjen dhe lumturinë që e meritojnë.

E kam një premtim: nuk do të bëjmë fushatë me fëmijët. Por do të bëjmë fushatë për të ardhmen e fëmijëve tanë, si e të gjithë bashkëmosharëve të tyre në Evropë.

Ky është zotimi im në ditën e fëmijëve!