Haradinaj nuk merr pjesë në manifestimin ‘Takimet e Vendlindjes 2018’ në Medvegjë

28.04.2018 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj nuk merr pjesë në manifestimin ‘Takimet e Vendlindjes 2018’ në Medvegjë

Në Medvegjë pritet të mbahet manifestimi tradicional ‘Takimet e Vendlindjes 2018’.

Në mesin e të ftuarve për këtë manifestim është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas agjencisë së lajmeve ‘Presheva Jonë’, Haradinaj është shprehur i gatshëm të vizitojë Preshevën por edhe Beogradin nëse do të zhvillohej ndonjë samit ndërkombëtar ku do të prezantonte shtetin e Kosovës.

Për këtë deklaratë të Haradinajt ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Nebojsha Stefanoviq. Ai ka thënë se urdhri i gjykatës serbe është në fuqi dhe nëse Haradinaj hynë në Serbi do të arrestohet, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë kryeministri kosovar ka thënë se nëse i mundësohet vizita në Preshevë këtë do ta bëj me protokoll dhe me lejen e autoriteteve serbe.

Mirëpo edhe pas këtyre deklaratave duket se Haradinaj nuk do të jetë pjesë e këtij manifestimi. Të paktën kështu ka thënë për lajmi.net, këshilltari i tij, Avni Arifi.

“Nuk ka bërë kërkesë e as nuk ka planifikuar”, është shprehur shkurt Arifi.

Theksojmë se përpos Haradinajt të ftuar në këtë manifestim janë presidenti Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri./Lajmi.net/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Baza e NATO-s në Kuçovë, Berisha: Plani i Noriegës ishte kthimi në aeroport droge

Baza e NATO-s në Kuçovë, Berisha: Plani i Noriegës ishte kthimi në aeroport droge

Hyjnë në fuqi sanksionet amerikane ndaj Iranit

Hyjnë në fuqi sanksionet amerikane ndaj Iranit

Ministri Gashi: MKRS-ja rrit 100% buxhetin për Qendrën Kinematografike të Kosovës

Ministri Gashi: MKRS-ja rrit 100% buxhetin për Qendrën Kinematografike të Kosovës

Shoqëritë civile nga Kosova dhe Serbia, letër Mogherinit: Deklarohu kundër ndarjes së Kosovës

Shoqëritë civile nga Kosova dhe Serbia, letër Mogherinit: Deklarohu kundër ndarjes së Kosovës

Maqedonia arreston 7 persona, dyshohet se luftuan në Siri dhe Irak

Maqedonia arreston 7 persona, dyshohet se luftuan në Siri dhe Irak

Prokuroria Speciale paraqet aktakuzë për krime lufte për një serb nga Klina

Prokuroria Speciale paraqet aktakuzë për krime lufte për një serb nga Klina

Thaçi: Në shtator fillojmë bisedimet për bashkimin e Preshevës me Kosovën

Thaçi: Në shtator fillojmë bisedimet për bashkimin e Preshevës me Kosovën

Ministri Lekaj inauguroi fillimin e punimeve në rrugën që e lidhë Përqevën me Sferrkën

Ministri Lekaj inauguroi fillimin e punimeve në rrugën që e lidhë Përqevën me Sferrkën

Vuçiq i drejtohet popullit serb: Marrëveshja me Kosovën do të jetë e dhimbshme, por duhet ta bëjmë

Vuçiq i drejtohet popullit serb: Marrëveshja me Kosovën do të jetë e dhimbshme, por duhet ta bëjmë

Nis së zbatuari vala e parë e sanksioneve amerikane në Iran

Nis së zbatuari vala e parë e sanksioneve amerikane në Iran

Statuti i AKS-së shkon në Bruksel, Qeveria e painformuar me përmbajtjen e tij

Statuti i AKS-së shkon në Bruksel, Qeveria e painformuar me përmbajtjen e tij

Paralajmërimi i kryetarit të Bujanocit për presidentin Thaçi: Nëse në shkëmbim nuk përfshihet krejt Lugina, do të ketë pasoja të rë

Paralajmërimi i kryetarit të Bujanocit për presidentin Thaçi: Nëse në shkëmbim nuk përfshihet krejt Lugina, do të ketë pasoja të rë

Zyrtari i Komunës ‘gërvish’ me thikë policin

Zyrtari i Komunës ‘gërvish’ me thikë policin

I akuzuari për terrorizëm: Në Siri shkova për çështje humanitare

I akuzuari për terrorizëm: Në Siri shkova për çështje humanitare

Podujevë, rrahet punëtori i KEDS-it

Podujevë, rrahet punëtori i KEDS-it

Mungesa e konsensusit rrezikon dialogun me Serbinë, thotë Haziri

Mungesa e konsensusit rrezikon dialogun me Serbinë, thotë Haziri