Haradinaj: Nuk krahasohet Zahiri me Kuçin

E publikuar: 27/10/2016 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili e ka krahasuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi, me heroin e Kosovës Zahir Pajaziti.

Këtë krahasim Veseli e ka bërë ndaj akuzës së deputetit Zafir Berisha duke i thënë Kuçit se ka qenë milic i Serbisë. Veseli tha se edhe Zahir Pajaziti ka qenë nxënës në shkollën e Policisë në Vushtrri.

Por Daut Haradinaj i tha Veselit se ka bërë gabim të madh kur ka krahasuar Zahir Pajazitin me Hajredin Kuçin.

Ndërkohë, Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria që të tregojnë për ndonjë veprim konkret që kanë përkrahur në çfarëdo aspekti në procesin “Drenica”.