Haradinaj: Nuk kam frikë nga Gjykata Speciale, iniciativa e deputetëve s’ka për të ecur

31.01.2018 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj: Nuk kam frikë nga Gjykata Speciale, iniciativa e deputetëve s’ka për të ecur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk beson se do të ketë sukses iniciativa e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për shfuqizimin e Gjykatën Speciale.

I pyetur nga Tim Sebastian, njëri prej gazetarëve më të njohur në botë për intervista të rrepta, në emisionin “Zona e Konfliktit”, se a mendon se do të ecën përpara nisma e deputetëve për gjykatën që do të merret me rastet e supozuara të krimeve të luftës në Kosovë, Haradinaj është përgjigjur: “Nuk duket se po”.

Më herët, Haradinaj ka thënë se Gjykata Speciale ekziston, dhe se nuk vihet në pikëpyetje.

Gazetari i Deutsche Welle e ka pyetur shefin e ekzekutivit kosovar edhe se a i frikësohet Gjykatës Speciale.

“Ekziston një shqetësim në lidhje me Gjykatën tek një numër njerëzish këtu”, ka thënë Haradinaj.

“Ata e konsiderojnë atë të padrejtë, si institucion të drejtësisë, që merret vetëm me raste të caktuara, dhe jo gjithçka çfarë ka ndodhur këtu në të kaluarën”, ka deklaruar kryeministri kosovar.

“Unë personalisht nuk kam frikë”, është shprehur Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se nëse kjo gjykatë ngre aktakuzë kundër tij, ai do t’i dorëzohet asaj. /Express/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kusari-Lila pranon se ka dallime brenda opozitës

Kusari-Lila pranon se ka dallime brenda opozitës

Hapet kiosku turistik në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Hapet kiosku turistik në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

LDK nuk ndryshon mendje, s’merr pjesë në protestën e thirrur nga Vetëvendosje

LDK nuk ndryshon mendje, s’merr pjesë në protestën e thirrur nga Vetëvendosje

Krerët shtetërorë falënderojnë ambasadori Delawie për kontributin e tij në Kosovë

Krerët shtetërorë falënderojnë ambasadori Delawie për kontributin e tij në Kosovë

Zona e Drenicës ka pasur 5 mijë e jo 7 mijë ushtarë. Dëshmia e Sami Lushtakut për rastin ‘Veteranët

Zona e Drenicës ka pasur 5 mijë e jo 7 mijë ushtarë. Dëshmia e Sami Lushtakut për rastin ‘Veteranët

Izetbegoviq: Vuçiqi në Kosovë fliste për paqe, kurse madhëronte kriminelët e luftës

Izetbegoviq: Vuçiqi në Kosovë fliste për paqe, kurse madhëronte kriminelët e luftës

Mblidhen veteranët e Dukagjinit, paralajmërojnë veprime për listat e prokurorisë

Mblidhen veteranët e Dukagjinit, paralajmërojnë veprime për listat e prokurorisë

E konfirmon policia: Dy të lënduar në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Gjilan

E konfirmon policia: Dy të lënduar në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Meta–Thaçi: Partitë shqiptare në Maqedoni të votojnë “për” ardhmëri të sigurt

Meta–Thaçi: Partitë shqiptare në Maqedoni të votojnë “për” ardhmëri të sigurt

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Haradinaj i premton pensionistëve pension dinjitoz

Haradinaj i premton pensionistëve pension dinjitoz

Pas Rrugës së Kombit, ajo Tiranë-Elbasan do bëhet me pagesë

Pas Rrugës së Kombit, ajo Tiranë-Elbasan do bëhet me pagesë

Norvegjia vazhdon mbështetjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë në Kosovë

Norvegjia vazhdon mbështetjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë në Kosovë

Vetëvendosje ngrit kallëzim penal ndaj Agim Veliut

Vetëvendosje ngrit kallëzim penal ndaj Agim Veliut

Tahiri: Vonesa në miratimin e ligjeve kundër korrupsionit është amnisti për krimin dhe përfitimin e paligjshëm

Tahiri: Vonesa në miratimin e ligjeve kundër korrupsionit është amnisti për krimin dhe përfitimin e paligjshëm

Qeveria miraton projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Stitching SPARK nga Holanda

Qeveria miraton projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Stitching SPARK nga Holanda