Haradinaj: Nuk ka sakrificë më të madhe se e familjes Jashari

E publikuar: 06/03/2017 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ramush Haradinaj e ka përkujtuar  19 vjetorin e rënies së familjes Jashari.
Ai në një postim në facebook, ka shkruar se nuk ka asnjë sakrificë më të madhe se ajo e familjes Jashari.

“Nuk ka ditë më të shënuar se sa dita e sotme! Nuk ka sakrificë më të madhe se sa sakrifica e Familjës Jashari! Të gjithë të gjallët janë të vegjel përpara heroizmit të luftetarëve të lirisë, të prirë nga Adem Jashari, të cilët sot pushojnë në varrezat e Kompleksit Memorial në Prekaz”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Lexo postimin e plotë:

Nuk ka ditë më të shënuar se sa dita e sotme! Nuk ka sakrificë më të madhe se sa sakrifica e Familjës Jashari! Të gjithë të gjallët janë të vegjel përpara heroizmit të luftetarëve të lirisë, të prirë nga Adem Jashari, të cilët sot pushojnë në varrezat e Kompleksit Memorial në Prekaz.

Ne u jemi borxhli të rënëve të lirisë, pa të cilët Kosova e lirë as që do të mund të imagjinohej! Ndjenja qenka edhe më e fortë, kur ngjarjet e tilla i kujton larg atdheut.

Lavdi e përjetshme veprës heroike të tyre