Haradinaj: Nuk e kisha të lehtë ta ndalja copëtimin e Kosovës

E publikuar: 18/08/2019 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, po vazhdon takimet me strukturat e tij dhe postimet në rrjetet sociale ku po diskuton të arriturat e kohës sa ai ka qenë në krye të qeverisë.

Në postimin e fundit në Facebook, Haradinaj thotë se për të nuk ishte e lehtë që të dilte kundër idesë pë ndryshimin e kufijve, të cilën e ka promovuar edhe presidenti Hashim Thaçi.

Këtë ide, kryeministri në detyrë e quan ‘projekt për copëtimin e Kosovës’.

Ai përmend se cështje të vështira edhe miratimin e ligjeve përmes të cilave bëhet transformimi i Forcave të Sigurisë në ushtri dhe ligjin për Trepçën.

“Nuk ishte e lehtë t’i dal përballë projektit për copëtimin e Kosovës. Nuk ishte lehtë krijimi i ushtrisë, as përmbyllja e Trepçës dhe temave tjera madhore të interesit nacional. Por qëndrueshmëria dhe konsistenca u shpaguan, sot jemi më afër se kurrë projektit tonë 100% shtet. Me Këshillin Drejtues dhe strukturat e Aleances në Istog, bashkë për fitore!”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Ballkani.info.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje gjatë korrikut nga posti i kryeministrit, pasi u ftua nga Gjykata Speciale për intervistim. /Ballkani.info