Haradinaj nuk e di nëse ndonjë lider tjetër është ftuar nga Haga

E publikuar: 19/07/2019 16:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Haradinaj në një konferencë për media është shfaqur i emocionuar derisa ka ofruar dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e Kryeministrit të vendit.

Ai ka thënë se ka pranuar një ftesë nga dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale si i dyshuar dhe i është ofruar mundësia që të shkojë si i pari i Qeverisë apo si qytetar i zakonshëm i Kosovës, shkruan Express.

Haradinaj ka thënë se ka zgjedhur këtë të dytën.

Haradinajt ka thënë se nuk e di nëse ka liderë tjerë politikë të ftuar nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se tani mandatin e tij do t’ia kthejë sovranit.