Haradinaj: Nëse Kuvendi merr përgjegjësi, kontratën me Bechtel Enkan e dërgojmë në Arbitrazh

E publikuar: 05/07/2018 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Haradinaj po vazhdon të diskutojë në Kuvend për 53 milionët që qeveria e Kosovës ia ka dhënë Bechtel Enkas.
Haradinaj ka kërkuar nga Kuvendi që tam err përgjegjësinë, dhe pastaj të anulohet vendimi për 53 milionët.

Sipas tij nëse deputetë e marrin përgjegjësinë, atëherë kontrata me Bechtel Enkan do të shkonte në Gjykatën e Arbitrazhit.

Ramush Haradinaj:

“Hajde po e anulojmë vendimin e po shkojmë në Arbitrazh. Merrne përgjegjësinë. Nëse dikush kujton që kjo qeveri nuk më dhimbsen paratë e këtij vendi, e ka gabim”, deklaroi kryeministri Haradinaj, shkruan lajmi.net.

Sipas udhëheqësit të qeverisë Kuvendi do të duhej ta mbante barrën nëse Arbitrazhi do të vendoste në dëm të Kosovës.

“Hajde pra shkojmë në Arbitrazh. Por atëherë kur të vjen vendimi fitone mos e leni me humbë. Nuk kemi pas kah me ja majt, LDK-ja i ka çu paratë në komunat e veta”, deklaroi tutje Haradinaj.

Ndryshe nga debate për kontratën me Bechtel Enkan, ka pasur debate të ashpra me deputetë të LDK-së të cilët në qeverinë e kaluar kanë qenë ministra. /Lajmi.net/