Haradinaj në takim me Veselin dhe Limajn: Kosova ka nevojë për unitet të brendshëm politik

E publikuar: 10/03/2020 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Siç ka bërë të ditur Haradinaj në Facebook ky takim u mbajt në kuadër të nismës për organizimin e Konferencës së Unitetit për Kosovën.

“Ishte vlerësim i përbashkët se Kosova, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për unitet të brendshëm politik në fazën e një epilogu të dialogut me Serbinë”.

“Takimet konsultative me kryetarët e partive parlamentare do të vijojnë në ditët në vazhdim. Sot u kam dërguar nga një letër edhe kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe përfaqëuesve të Grupit Parlamentar 6 Plus”, shkruan ai.