Haradinaj në takim lamtumirës me ambasadorin Chabert: Kosova e konsideron Francën aleat të saj

E publikuar: 26/07/2019 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

“Takim lamtumirës me Ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert, me të cilin në vazhdimësi kemi pasur bashkëpunim konstruktiv”.

“Ambasadorin Chabert e falënderova për angazhimin e tij në proceset politike në vend dhe në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me Francën, si dhe shpreha përkushtimin tonë për avancimin e këtij partneriteti në fushat e interesit të dyanshëm, me theks të veçantë në këmbimet tregtare dhe ekonomike. Kosova e konsideron Francën aleat të saj dhe mbështetëse në rrugën euro-atlantike të vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.