Haradinaj në Samitin e Londrës: Me liberalizimin e vizave, Evropa s’do të përballet me migrim

E publikuar: 10/07/2018 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thekson se me liberalizimin e vizave vendet evropiane nuk do të përballen me migrim, por do të përfitojnë më shumë këmbim, këmbim tregtar dhe të profesioneve. Këto komente Haradinaj i bëri në Samitin e Londrës ku po merr pjesë.
Postimi i tij i plotë:

Në pjesën e dytë të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër, diskutuam për çështjet e sigurisë dhe migrimit Politikën e Jashtme dhe çështjet e së kaluarës.

Theksova përkushtimin e Kosovës që nga konsumues i sigurisë, të bëhet ofrues i saj në krah me KFOR-in dhe NATO-në.

Potencova faktin se, me liberalizimin e vizave vendet evropiane nuk do të përballen me migrim, por do të përfitojnë më shumë këmbim, këmbim tregtar dhe të profesioneve.

Kosova nuk do të mbetet peng i së kaluarës dhe kemi qenë konstruktiv në raportet me vendet e Rajonit.

Samiti i Londrës ishte edhe një mundësi e mirë për ta dëshmuar historinë e vërtetë të Kosovës – përcaktimin tonë euro- atlantik.