Haradinaj në Rugovë: Ata që thonë se e kemi falë Çakorrin janë rrenca

20.04.2019 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj në Rugovë: Ata që thonë se e kemi falë Çakorrin janë rrenca

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve të Brigadës 136 “Rugova” në Rugovë.

Ai duke vlerësuar trimërinë e rugovasve foli edhe çështjen e demarkacionit duke thënë se janë gënjeshtarë të gjithë ata që thonë se Kosova i ka falë tokë Malit të Zi, njofton Klan Kosova.

“Të gjithë ata që thonë se ne kemi falë Çakorr e Kullë janë rrenca, janë po të njëjtin që kanë shti pyka në historinë e kombit shqiptar. Nuk është ashtu”.

“Kuvendi me një të çuar dore ka votuar tre dokumente; është një marrëveshje e mëhershme që ka hyrë borxh Kosova për kufirin, pastaj është një deklaratë e dy presidentëve për ta korrigjuar atë marrëveshje i treti dokument është raporti i Komisionit të Kosovës që e gjen gabim atë marrëveshje”.

“Kush nuk e tregon këtë të vërtetë ka hile. Çdo deputetë që e ka çuar dorën atë ditë i ka votuar ato tri dokumente, por është dashur të votohet veç një marrëveshje. Ju e dini që jemi shty në seancë sepse ne kemi vdekur për atë tokë sa është Çakorri dhe sa është Kulla shumë herë në historinë tonë. Ne duhet të bëjmë një komision të përbashkët, Kosova dhe Mali i Zi dhe t’i qesim gurët”.

“Kosova dhe Mali i Zi ende nuk e kanë bërë këtë dhe nëse dikush thotë që është ndryshe le ta thotë. Vetëm hilexhitë mund të thonë ndryshe dhe ata rrejnë kur e thonë këtë. Nuk ka qit gur ende Kosova dhe Mali i Zi dhe nuk i kanë zgjatur duart për përhajër. Asnjë komision i Kosovës nuk guxon me qit gurin pa e respektuar atë që ka votuar parlamenti”.

I pari i AAK-së tha se ai nuk punon për interesat e partisë dhe as për vota, por për të ardhmen e fëmijëve të Kosovës.

“Çdo ditë e punës e imja dhe atyre që punojnë në shërbim të atdheut është e drejtë, nuk po punojmë për Aleancën që të sigurojmë vota. Po punojmë për fëmijët tanë. Në duhet të bëjmë kujdes në temat e atdheut”.

“Do ta ruajmë jo veç nderin e namin, por krejt ata që e presin prej nesh, madje edhe ta aleatëve tanë. Do të bëhemi më të fortë për miqtë. Kur e ke në të drejtën tënde të nderon edhe miku”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë