Haradinaj në përvjetorin e çlirimit, i bën thirrje Serbisë për pajtim

E publikuar: 12/06/2019 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë nga ceremonia e manifestimit të shënimit të 20 vjetorit të çlirimit po ngjason verës së vitit 1999 kur ne veçse ishim të çliruar, duke ju referuar kështu gëzimit dhe tubimit të qytetarëve.

Haradinaj deklaroi se është nder për Kosovën të jenë kështu si sot bashkë me aleatët ndërkombëtar, njofton Klan Kosova.

“Kjo ditë ngjason jo qershorit, por verës 99-të kur jemi bashkë të lirë në Kosovë. Ka qenë kënaqësi me ecë lirshëm pas gjitha vuajtjeve që ka kaluar populli. Me lejoni të përshëndes familjarët e të rënëve për liri”.

“Për shumë kohë, populli ynë ka kërkuar lirinë, brezat janë flijuar, populli priste nga Zoti ndihmën, familja Jashari dhe UÇK-ja qëndroi me ne, spastrimi etnik dhe frenat e vdekjes u ndalën nga ju President Clinton. Ju me aviona ndalet trenat e vdekjes e spastrimin. Sot populli ju falënderon për jetë, Kosova sot është një derë e re në rajon dhe sjell paqe për të gjithë ne. Kosova është e gjithë neve që jetojmë këtu, shqiptarëve dhe gjithë komuniteteve që jetojnë këtu”.

Haradinaj në këtë ditë historike ka kërkuar edhe njohje nga Serbia.

“Paqen e bëjnë të fuqishmit e ne guxojmë me u pajtu me Serbinë, e ftoj Vuçiqin ta njohë Kosovën bashkë me kufinjt e vetë në mënyrë që ne që qeverisim të fokusohemi tek qytetarët e Kosovës, këtë e bëjmë edhe në shenjë të falënderimit që na ka jep BE, për gjithë ndihmën që na kanë jep”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj deklaroi drejt ish-presidentit dhe mikut të madh të Kosovë Bill Clinton, që të rri së në shtëpinë e tij.

“Zoti e bekoftë Kosovën , Zoti i bekoftë aleatët e Kosovës”, tha në fund të fjalimit kryeministri Haradinaj.