Haradinaj në Lipjan: Kosova po përballet me tri tema të mëdha njëkohësisht

E publikuar: 01/09/2015 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së në Lipjan, tha se Kosova po kalon momente të ndjeshme, kjo për shkak të tri temave të karakterit nacional.

Gjykata Speciale, Demarkacioni si dhe Asociacioni i Komunave serbe, janë tri tema me shumë probleme tha ai. Prandaj kërkohet përgjegjësi dhe mobilizim i anëtarësisë së AAK-së, që të ketë qasje konstruktive por edhe kundështim të civilizuar, në mënyrë që të korrigjohet cka është e mundur.

Ai tha se cilësia e keqe në qeverisje mund ta cojë vendin në zgjedhje të parakohshme, proces ky i cili poashtu kërkon një mobilizim të përgjithshëm.