Haradinaj: Në këto rrethana, nder i madh të bashkohemi në vendin e heronjve të Dukagjinit

E publikuar: 05/05/2020 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Komuna e Deçanit për të përkujtuar dhe nderuar Lavdinë e Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit, që mbahet në Kompleksin Memorial në Gllogjan të Deçanit në datat 5 dhe 6 maj.

Haradinaj ka thënë se aty pushojnë luftëtarë të pushkës e penës.

“Në këto rrethana, nder i madh të bashkohemi në vendin e heronjve të Dukagjinit.  Këtu pushojnë atdhetarë të shquar. Luftëtarë me pushkë e me penë.  Është një vend që na nderon. Kombi ynë përjetësisht do t’i nderojë ata që iu kushtuan kombit. E drejtë e Zotit t’i kushtohesh vetes. Shqiptarët historia nuk i ka turpëruar, por jemi të rrethuar nga popuj lakmitarë që janë zhvilluar duke marrë nga e drejta jonë. Ky moment kthese ka qenë viti 1999. Prej atëherë shqiptarët janë në rrugën e përparimit”, tha Haradinaj.

A i ka falënderuar shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për nderimin e të rënëve.

“Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri”, tha Haradinaj.