Haradinaj: Mohimi i lëvizjes së lirë, diskriminim për rininë

E publikuar: 04/11/2018 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj e ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe për rëndësinë që kanë ato për rinin e vendit. Haradinaj në një postim në “Facebook”, ka shkruar që rinia e Kosovës e do Evropën dhe bashkimin me të, raporton “zëri.info”.

Sipas tij mohimi i lëvizjes së lirë për të rinjtë i vë ata në pozitë diskriminuese.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Rinia e Kosovës e do Europën dhe dëshiron t’i bashkohet asaj, si e drejtë e natyrshme e saj. Kënaqësi të flisja për pozitën e të rinjve të Kosovës dhe synimin tonë të qartë për integrime euro-atlantike, në Konferencën e Tretë Nacionale të Parlamentit Rinor Europian. Mohimi i lëvizjës së lirë për të rinjtë tanë i vë në pozitë diskriminuese përballë të rinjve në kontinentin tonë. Rinia jonë kërkon mbështetje dhe miq, që porosia e saj të arrijë tek qytetarët europianë. Tani është koha ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të ardhmen tonë të përbashkët.