Haradinaj: Miqtë e kanë pranuar shtetin e Kosovës – s’kemi nevojë të sillemi si protektorat

E publikuar: 17/08/2019 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se bota perëndimore e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur.

“Prandaj sot nuk kemi nevojë të sillemi si protektorat”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Për mua është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit”.

“Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror”!

“Abuzimi me miq është nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare”!