Haradinaj: Me SHBA-në ishim për shumë vite dhe rrugëtimin tonë do ta vazhdojmë bashkë

E publikuar: 12/05/2018 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sonte delegacionin nga Iowa, që qëndruan në Kosovë gjatë kësaj jave.

Haradinaj tha se partneriteti i Kosovës me shtetin e Iowas u kurorëzua me një sërë marrëveshjesh të reja në fusha të ndryshme, që është dëshmi se “ne kemi qenë bashkë për vite të tëra dhe se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë bashkë”.

“Kënaqësi e veçantë të pranoj certifikatën e nderit nga Dhoma e Përfaqësuesve të Iowas për kontributin e dhënë në avancimin e raporteve ndërmjet dy vendeve. Populli i Kosovës është krenar që ka në krah miqtë amerikanë”, tha Haradinaj.

“Zoti e bekoftë Iowan, SHBA-në dhe miqësinë tonë të përhershme”, përfundoi ai.