Haradinaj me porosi për subjektet politike: Të bëhemi një për Kosovën

E publikuar: 20/01/2021 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë një thirrje publike për subjektet e tjera politike në vend.

Haradinaj tha se që të gjitha partitë politike duhet bashkuar, ashtu siç kanë ditur të bashkohen shqiptarët në ditë të vështira.

“Të bëhemi një për Kosovën”, tha Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi se duhet përballur me të gjitha pasojat, e me të gjitha sfidat që e presin Kosovën.

“E di qe e kemi ëndërr të gjithë ne që Kosova jo vetëm të forcojë ushtrinë dhe sigurinë, pro të realizohet në NATO. E kemi poashtu ëndërr ti bashkohemi familjes evropiane, do të punojmë në këtë drejtim”, tha ai.

Madje Haradinaj se në disa raste dhe vetë ai ka qenë i zhgënjyer me politikën në Kosovë dhe në raste të caktuara politikanët janë marrë me njëri-tjetrin, e jo me problemet e Kosovës.

Zgjidhja është të jemi të qëndrueshëm, të mos dorëzohemi. Të bashkohemi më 14 shkurt, ashtu siç dinë shqiptarët.