Haradinaj: Me heqjen e taksës Kurti ia mundëson Vuçiqit të rizgjidhet President

28.02.2020 17:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj: Me heqjen e taksës Kurti ia mundëson Vuçiqit të rizgjidhet President

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së partisë së tij, para medieve tha se kanë diskutuar në lidhje me vendimin e Kurtit, për tarifën 100 për qind, ku paralajmëroi se do të mobilizohen edhe në Kuvend por edhe me qytetarët që ta kundërshtojnë këtë vendim.

Ai tha se më këtë vendim nuk pritet konstruktivitet nga Serbia, por sipas tij ky vendim është vetëm konstruktivitet i Kurtit në mënyrë që presidenti, Aleksandar Vuçiq, të fitoj zgjedhjet në Serbi.
“Kemi diskutu për vendimin e djeshëm të Kryeministrit Kurti, për heqjen e taksës pa kushte, dhe pa ndonjë kundërvlerë për Kosovës, kjo është ajo që ka njoftuar dje kryeministri Kurti. Na bën përshtypje sesi e ka copëtuar vendimin, me 15 mars e heq për lëndën e parë, ndërsa me 1 prill e heq tërësisht, me qëllim që ta mashtroj popullin. Absurdi i parë është që e hjek pjesërisht taksën me 15 mars, për me i lanë kohë Serbisë me pa sa është konstruktive. Pastaj, heqja e taksës tërësisht me 1 prill, shoqërohet me lutje dhe pritje që Serbia me qenë konstruktive. Nuk realizon asgjë me të, është absurd me prit konstruktivitet. Heqja e taksës para zgjedhjeve në Serbi është vetëm konstruktivitet i zotëri Kurtit për me i fitu zotëri Vuçiq zgjedhjet në Serbi, edhe shihet që ka një marrëveshje mes dyve, e kuptohet çmimi është Lista Serbe, votat e Listës Serbe për Qeverinë Kurti”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha po ashtu se Kurti ka gabuar që i ka vënë kushte BE-së për liberalizimin, duke thënë se këtë vendim do ta kundërshtojnë fuqishëm.

“Në anën tjetër me këtë vendim ai i vë kushte BE-së për marrje të vendimit, me ato mund të flasësh ne takime, por jo të dalësh publikisht sepse e rrezikon liberalizimin. Unë e hetoj ambasadorin Grenell, që Kurti nuk e falënderon, por i kërkon më shumë. Ka dërgu sinjale, se me të funksionon presioni, por ky kaq shpejt u dorëzu para Serbisë, që rrezikon me dorëzu Kosovën në të ardhmen edhe më keq. Aleanca, do të mobilizohet dhe e njejmë për detyrë, me pengue mashtruesin, tash kryeministër, por është mashtruesi Kurti, por do të mobiliziohemi edhe në seancë të hënën, edhe me qytetar”, tha Haradinaj,transmeton Telegrafi.

Haradinaj tha se e ka refuzuar ftesën e Albin Kurtit për takim pasi, Kurti e ftoi atë pasi e mori vendimin për taksën, e jo para së ta merrte këtë vendim.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Data e zgjedhjeve, peng i pandemisë në Maqedoninë e Veriut

Data e zgjedhjeve, peng i pandemisë në Maqedoninë e Veriut

Qeveria heq karantinën për Klinën, Vitinë e Malishevën

Qeveria heq karantinën për Klinën, Vitinë e Malishevën

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Skenarët e mundshëm të krizës

Skenarët e mundshëm të krizës

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

Jovic pranon ofertën e Milanit, “topi” kalon te Real Madrid

Jovic pranon ofertën e Milanit, “topi” kalon te Real Madrid

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje