Haradinaj: Maqedonia e Veriut në NATO, hap i madh për tërë rajonin

E publikuar: 06/02/2019 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në Bruksel sot është nënshkruar protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në përpurthje me Marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit 27-vjeçar të emrit, shkruan lajmi.net.

Këtë nënshkrim e ka përshëndetur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se me nënshkrimin e këtij protokolli, ky është një hap i madh për tërë rajonin dhe jo vetëm për Maqedoninë e Veriut.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Përshëndes nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, nga 29 shtetet anëtare. Më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet. Hap i madh për tërë rajonin tonë, që synon paqen e përhershme.