Haradinaj: Ligji për delegacionin shtetëror dhe platforma, e kanë vendin në Kuvend

E publikuar: 07/03/2019 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në seancën e sotme ka thënë se nuk e din cili subjekt politik nuk e ka në interes temën e dialogut.

“Nuk e di cili subjekt politik nuk i ka interes këto tema, pasi janë në interes të vendit. Nuk besoj që dikush mundet me e mohu rëndësinë e temave, mendoj që ligji për delegacionin shtetëror por edhe platforma e kanë vendin në këtë Kuvend”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net.

Ai ka theksuar se në fund duhet të arrihet një konsensus pasi i është dhënë mundësia Kuvendit ta ruaj Kosovën e 17 shkurtit.

“Është një debat i gjallë në Kosovë, edhe në arenën ndërkombëtare vazhdon diskutim i pandalshëm për procesin që na pret. Shfrytëzoni mundësinë dhe jepne kontributin e juaj për këtë etapë që jemi. Ne gjatë ditës e kemi të paraparë edhe kuorumin për votë por të paktën jepni pikëpamjet e juaja”, ka përfunduar kryeministri. /