Haradinaj: Liberalizimi i vizave, çështje javësh

E publikuar: 18/07/2019 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë edhe njëherë premtim për liberalizimin e vizave. Ai tha se një lajm të tillë Kosova do ta merr brenda pak javësh, duke thënë se Gjermania kryeson Komisionin për LIEBE dhe kjo është mirë për Kosovën.

“Mendoj që më mirë se sa kemi shpresua jemi në çështjen e liberalizimit të vizave. Kryesuesja e komisionit është gjermane. Gjermanët kanë marrë një iniciativë dhe kjo është çështje krejtësisht e javëve. Disa po thonë mos po ngutesh kryeministër, por jemi vonuar. Është çështje e javëve që të marrim këtë lajm të merituar sepse i kemi mbushë kriteret”, tha kryeministri.

Këto komente Haradinaj i bëri pas takimit që kishte me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, me ç’rast foli edhe për tema tjera.

Sa i përket, futjes në rend për anëtarësim në Interpol, kryeministri tha se ende nuk e dinë nëse do ta fusin në votim ketë herë apo do ta lënë për herë tjetër, transmeton Express.

“Ne jemi në rend dite si temë por jo edhe e votimit. Sot kam marrë konfirmimin prej drejtorisë së Interpolit se jemi pjesë e diskutimit por ende nuk është vendosë me hy në votim. Dëshirojmë votimin këtë herë që është në Kili, do ta shqyrtojmë a do ta fusim këtë herë në agjendë për votim apo ta lëmë për herën tjetër.

Haradinaj u pyet edhe për rastin e vrasjes së të riut në Fushë Kosovë, ku tha se Policia po merret me këtë rast.

“Dhuna në familje apo personat e pambrojtur është një shqetësim dhe policia e ka ngritë vigjilencën ka përmirësim. Por policia po përballet me një punë vuliminze sepse nuk është temë e lehtë e trajtimit”, tha ai.

Haradinaj apeloi edhe tek mërgimtarët që të bëjën kujdes gjatë vozitjes në Kosovë.

“Bëj apel tek ata që vijnë në Kosovë, diasporën që vijnë për gëzim të bëjnë kujdes në vozitje dhe të mos e kthejnë në tragjedi si kemi pa rastet e fundit”, tha ai.